S’ka qendër rehabilitimi për PAK, Shërbimi Social pranon se është emergjente

Fier-Janë rreth 5899 persona me aftësi të kufizuar në Fier që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe nuk ka një qendër për të plotësuar nevojat e kësaj kategorie.Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Fier thotë se është emergjente hapja e një qendre ku të trajtohen personat që kanë nevojë për kura specifike, ndërkohë që  më e afërta ndodhet në Berat, ndërsa shton se ka mungesë fondesh.E vetmja qendër e cila pritet të hapet së shpejti në Fier është qendra ditore multifunksionale e cila do t’i vijë në ndihmë vetëm fëmijëve me aftësi të kufizuar.