Kompleksi tek Liqeni, ambjentalistët peticion kundër Ramës dhe Bashës
Zona është rrethuar dhe është bërë gati për themelet e një kompleksi 17 katësh pranë Liqenit të Tiranës.Ambjentalist1ët janë sërish ata që për herë të dyta pas disa muajve kërkojnë ta frenojnë këtë masakrë mejdisore. Grupi I tyre e sensibilizuar ndaj shkatërrimit të kësaj zone kërkojnë që qytetarët të firmosin një peticion për t'ia dorëzuar kryeministrit Edi Rama që të mos lejohet ndërtimi i tij. Lavdosh Feruni, një prej iniciuesve thotë se në këtë zonë nuk mund të ndërtohet.Edhe tabela e vendosur që nga gushti tregon se komplesi është shumë katësh, madje përfshinë edhe kate të nëndheshme, gërmimet e së cilës rrezikojnë digën e liqenit.Që nga gushti i këtij vit, kur nisi pastrami i vendit dhe rrethimit, ambjentalistët dhe shoqëria civile protestuan disa herë duke i këkuar kryebashkiakut Lulzim Basha të mos lejonte ndërtimin. E ndërsa projekti duket I pandalëshm, ambjentalistët besojnë se peticioni I tyre nuk do të kaloj në heshtje.