Fasonët të pakënaqur, qeveria ka rritur ndjeshëm disa prej taksave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2014, 13:19
Fasonët akuzojnë qeverinë se nuk mbajti premtimet e dhëna.Edhe pse maxhoranca u përfshi nga debatet për premtimet e bëra ndaj biznesit fason, përsëri qeveria nuk i mori ato parasysh.Gjergji Gjika, kryetari i Dhomës së Fasonistëve shpjegon se fondi i punësimit nuk ishte parashikuar fare në buxhet dhe më pas u akordua vetëm gjysma e tij .Ndërkohë Gjika e përcakton si absurd rritjen e taksave në bazë të paketës së re fiskale.Një tjetër premtim i pambajtur sipas përfaqësuesit të këtij biznesi është edhe falja e kamatvonesave për sigurimet e punonjësve.