Pagat minimale do të rritet, Veliaj: Do propozohet në vitin 2015

Paga minimale në 2015 do të rritet. Do të jetë ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ajo që do të propozojë këtë rritje, por Ministri Erion Veliaj nuk dha detaje se sa pritet të rritet kjo pagë ose të paktën se sa do të propozohet paga minimale.Jo zyrtarisht mësohet se rritja e pages pritet të bëhet me 2 %, aq sa ishte edhe rritja ekonomike sipas FMN në Shqipëri për 2014. Në rast se do të jetë kjo rritja, punonjësit do të paguhem 500 lek më shumë pra nga 22.000 lek do të do të paguhen 22.500 lek.“Ne jemi të vendosur që vitin tjetër ta rrisim pagën minimale në Shqipëri sepse besojmë se, në qoftë se kjo funksionon në të gjithë botën, duke qenë se paga minimale sjell mirëqenie të popullsisë, nuk ka arsye pse të mos funksionojë edhe në Shqipëri”, deklaroi ministri Veliaj.Krahasuar me vende të tjera europiane, Shqipëria ka një diferencë të madhe për pagën minimale. Afërisht, jemi në nivelin e Bullgarisë dhe të Rumanisë ku kjo e fundit ka një pagë minimale prej 24.800 lekë dhe me pas renditet Letonia me 40.000 lek.Vendet e tjera europiane kanë një pagë minimale prej 400 euro. Ndërsa pagat më të larta minimale i ka Luksemburgu 1874 euro, Belgjika 1502 euro dhe Franca me 1430 euro.Kjo është inicativa e dytë e qeverisë shqiptare për rritjen e pagës minimale. E para u bë nga qeveria Berisha dhe hyri në fuqi ne korrik të 2013 me një rritje prej 11.3%, ndërsa e dyta është iniciativë e ministrisë së Mirëqenies dhe pritet që vendimi të merret në 2015.Deklaratata ministri Erjon Veliaj i bëri në kongresin e 5 konfederatës së sindikatave.