Sa kushtuan festimet? 610 mijë dollarë për 70-vjetorin e Çlirimit
Një listë e gjatë akvitetesh u organizuan për dy ditët e festave Kombëtare. Por sa kanë kushtuar festimet? Dokumentat e publikuara nga tre Ministri zbulojnë se kosto e aktiviteteve është 610 mijë dollarë.Festimet për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 610 mijë dollarë.Ministritë kryesore që u morën me organizimin, kanë shpenzuar për festën e 29 Nëntorit, fonde për organizimin e koncertit në sheshin "Nënë Tereza", dhënien e dekoratave për veteranët e luftës si dhe për festivalin e dritave, i cili ka qënë edhe më i kushtueshmi nga evenimentet.Ky i fundit, i tenderuar nga Ministria e Kulturës në vlerën 280 milionë lekë. Më pas renditet koncerti festiv në sheshin "Nënë Tereza", i cili kapi një shifër shpenzimesh rreth 277 milion lekë dhe ishte i tenderuar nga Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, ku mori pjesë dhe këngëtarja me famë botërore, Jessie J.Në fakt mister mbetet shuma që i është paguar kengëtares për performancën. Ndërsa vendin e tretë për nga shpenzimet e mban Ministria e Mbrojtjes, e cila çeli një fond që kap shifrën e 60 milion lekëve, të cilat u përdorën për prodhimin e medaljeve në nderim të veteranëve të luftës.