Athinë, nisin festimet e Krishtlindjeve

Athina ka nisur që të shtunën festimet e Krishtlindjeve, duke hapur për publikun një qytezë të rindërtuar me tematikë festive, në përpjekje për të ngrohur sadopak gjendjen e qytetarëve të dëshpëruar nga problemet financiare në vend.Fëmijët e vegjël vizituan Santa Klausin në "fabrikën e Krishtlindjeve", ku patën mundësi edhe të shihnin shtëpinë e tij dhe zyrën e postës prej nga vinin edhe kërkesat për dhurata.Në dyqanin e prodhimit të lodrave ishin mbledhur familje të shumta, ndërsa muzikantët parakalonin rrugët e ndriçuara për të rritur entuziazmin e të pranishmëve.Organizatorët, që planifikojnë ta mbajnë qytezën të hapur deri për Vit të Ri, lëshuan fanarë ndriçues në ajër, që i shtuan ngjyrimet qiellit të mbushur me fishekzjarrë.Të pranishmit thanë se shpresonin që atmosfera festive të ndihmonte në ngritjen e moralit të vendit ku pas katër vitesh të rënduara nga masat shtrënguese të qeverisë niveli i jetesës është ulur ndjeshëm ndërsa papunësia dhe varfëria janë rritur.Jo më larg se të enjten, dhjetra mijëra grekë lanë vendet e punës dhe dolën në rrugë për të protestuar masat shtrënguese të parashikuara për vitin 2015, duke bllokuar punën në administratë dhe penguar transportin publik.