Arrestohet në Kapshticë shtetasi egjiptian i dënuar për akte terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2014, 15:31
Një shtetas egjiptian, është arrestuar sot në pikën kufitare tyë Kapshticës. Bëhet fjalë për shtetasin Elsayed Ali Ahmed Elezabi.Shtetasi egjiptian ishte i shpallur në kerkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar për akte terroriste.Policia bën të ditur se shtetasi egjiptian Elsayed Ali Ahmed Elezabi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Kajro, pasi është dënuar nga drejtësia egjiptiane me 25 vjet burg.Autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjipti.(Në foto: Pasaporta e shtetasit egjiptian)