Mirditë, shiu dëmton rrugët,bllokohen disa fshatra nga rrëshqitja e dherave

Rrëshen-Reshjet e fundit të shiut kanë dëmtuar rrugët rurale në Mirditë, ku në disa fshatra të zonës janë pothuajse të pakalueshme.Nënprefekti i Mirditës Kol Bardhoku sqaron se problemet pasojnë pezullimin e punëtorëve që merren me mirëmbajten e rrugëve rurale nga Këshilli i Qarkut që prej tetorit të këtij viti.Mungesa e mirëmbajtes së rrugëve rrezikon të lërë të bllokuara qindra mirditorë.Ndonëse kërkohet ndërhyrje emergjente për sistemimin e infrastrukturës, nuk ka fonde të mjaftueshme për një zgjidhje përfundimtare.