Krerët e shtetit, ambasadori Arvizu e ai serb nderojnë të rënët për liri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2014, 08:54
Tirane- Nderim, mirënjohje dhe përkulje përpara Monumentit nënë Shqipëri dhe sakrificës së të rënëve në luftën nazional çlirimtare.I pari nderimet u kryen nga Presidenti i Republikës Nishani më pas Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.Kryeministri Edi Rama me një kurorë ndryshe nga krerët e tjerë të shtetit. Edhe Bashkia e Tiranës që e festoi dje clirimit, ishte e pranishme me nënkryetaren Nevila XhindiKurora me lule dhe nderim edhe nga anëtarë të kabintetit qeveritar, trupi diplomatik, ambasadori amerikan dhe ai serbPas ekzekutimit të himnit kombëtar, shtrëngim duarsh i Kryeministrit dhe të pranishmëve, vetëranë dhe familjarë të viktimave të 21 Janarit.[caption id="attachment_429618" align="aligncenter" width="655"]
Ne foto: Ambasadori i SHBA-se dhe Ambasadori serb duke bere homazhe ne Varrezat e Deshmoreve, 29 Nentor 2014[/caption]
Në 70 vjetorin e Çlirimit qeveria është kujdesur për të zhvilluar një sërë aktivitetesh.Ato nisin në orën 10:00 me nderimet në Varrezat e Dëshmorëve për të vijuar më pas me paradën ushtarake, dhe në mbrëmje me festivalin e Dritave, pritjen në Pallatin e Kongreseve dhe Natën e Bardhë në sheshin “Nënë Tereza”.Pak kohë më parë kryeministri njoftoi në rrjetet sociale se koncertit do I bashkohej edhe këngëtarja me famë ndërko mbëtare Jessie J. Por informacionet rreth visitës së saj në Tiranë janë shumë të pakta.Ministri i Jashtem Ditmir Bushati shkruan se sot është "Dita kur përkujtojmë të rënët për liri! Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Ne foto: Ambasadori i SHBA-se dhe Ambasadori serb duke bere homazhe ne Varrezat e Deshmoreve, 29 Nentor 2014[/caption]
Në 70 vjetorin e Çlirimit qeveria është kujdesur për të zhvilluar një sërë aktivitetesh.Ato nisin në orën 10:00 me nderimet në Varrezat e Dëshmorëve për të vijuar më pas me paradën ushtarake, dhe në mbrëmje me festivalin e Dritave, pritjen në Pallatin e Kongreseve dhe Natën e Bardhë në sheshin “Nënë Tereza”.Pak kohë më parë kryeministri njoftoi në rrjetet sociale se koncertit do I bashkohej edhe këngëtarja me famë ndërko mbëtare Jessie J. Por informacionet rreth visitës së saj në Tiranë janë shumë të pakta.Ministri i Jashtem Ditmir Bushati shkruan se sot është "Dita kur përkujtojmë të rënët për liri! Lavdi dëshmorëve të Atdheut!Post by Ditmir Bushati.
Aktivitetet
10:00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave në Varrezat e Dëshmorëve
11:30 – Parada Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes
17:00 – Ekspo “Këndvështrime”, në Hollin Protokollar në Kryeministri
18:00 – Festivali i Dritave
19:30 – Pritje në Pallatin e Kongreseve me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit
22:00 – Koncert & Nata e bardhë, Sheshi “Nënë Tereza”