FOTOLAJM/Flamuri shqiptar parakalon në mes të Nju Yorkut për pavarësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 22:57
Dita e Flamurit është përkujtuar sot jo vetëm në Shqipëri dhe trevat shqipëfolëse, por kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë.Ky është një shqiptar që jeton në Nju Jork të SHBA-së dhe për këtë 102-vjetor ka vendosur që flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare ta shpalosë në rrugët e këtij qyteti.
Flamuj të mëdhenj dhe festime pati dhe qytete të tjera në SHBA dhe Europë. Në trevat shqipfolëse, ajo çfarë ra në sy ishte një flamur gjigand në Tetovë, nndërsa nuk ka mbetur pas edhe Presheva me flamuj dhe thirrjen për t’ua rikthyer Monumentin e UÇPMB.