Ishte dënuar 3 vjet burg për drogë, ekstradohet nga Milano 22-vjeçari

Ekstradohet nga Italia një 22-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Robert Mulgeci u ekstradua rreth orës 16:30 të pasdites së sotme nga Milano.22-vjeçari, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin Nr.7, datë 11.01.2013 e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale "Prodhim ,shitje të lëndëve narkotike".Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.mulgeci robertPërmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Më datën 31.08.2011, në Tiranë, shërbimet policore gjatë kryerjes së shërbimit në vendin e quajtur sheshi "Nënë TEREZA", kanë dyshuar tek dy persona se mund të shpërndanin lëndë narkotike, të cilët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira sapo është afruar policia për kontroll.Gjatë kontrollit në çantën e braktisur nga këta dy persona , janë gjetur 3 qese plasmasi më lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sativa me peshë 12.4 gramë , karta e identitetit të shtetasit Robert Mulgeci, një aparat telefoni dhe disa dokumenta të tjera.