Përmbytje në Francë, katër të vdekur, vijojnë kërkimet për dy të zhdukur
Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim të premten pasi një stuhi e rëndë shkaktoi përmbytje në juglindje të Francës.Qeveria franceze vuri në shërbim të banorëve të zonave të përmbytura helikopterë, ushtarë dhe forca policore, të cilën kryen mjaft operacione shpëtimi.Të enjten, në Grimo, në gjirin e San Trope, rreth 30 nxënës mbetën të bllokuar në shkollë për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe arritën të shpëtoheshin vetëm në orën 8 të darkës.Meteorologët francezë paralajmëruan njerëzit që të qendrojnë në gatishmëri për shkak të rrezikut për erëra të forta dhe shira të dendur edhe të shtunën.Riviera franceze vazhdon të jetë e përmbytur nga uji, ndërsa njerëzit dhe makinat kanë hasur vështirësi qarkullimi.Kryeministri Manuel Vals shprehu keqardhjen e tij për jetët e humbura dhe gjithashtu u këshilloi banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes.Në fshatin La Lond të rivierës, zhytësit e specializuar vazhdojnë ende të kërkojnë për trupa pasi disa dëshmitarë raportuan se një makinë kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në lumë.Juglindja e Francës është prekur disa herë nga stuhitë këtë vjeshtë, edhe pse i përket një zone me klime mesdhetare me temperatura të larta.Në fillim të muajit gjashtë persona humbën jetën pasi u bënë pre e ujërave të rrëmbyer në krahinën Aveiron.