Fundjava kulturore, institucionet e artit ofertë të pasur me aktivitete

Atmosfera festive e 28-29 nëntorit ka përfshirë të gjitha institucionet kulturore në kryeqytet.Qendra e kryeqytetit e veshur kuq e zi, është e para e cila ofron një Muze virtual për të gjithë qytetarët.Ekspozita me figurat gjigande në fasadën e TKOB, e cila ka tashmë disa ditë që është hapur gjithashtu i kushtohet 70-vjetorit të çlirimit.Por TKOB në këto ditë festive ofron një repertor të zgjeruar për të gjithë të apasionuarit pas artit. Në daten 29 nëntor 2014, ora 18:00 do të ketë një koncert me solistët, Korin dhe Orkestrën e TKOB, një koncert i cili i cili do të jetë falas për publikun.Në Teatrin Kombëtar vazhdon shfaqja "Liri në Bremen", e cila ngjitet në skenë në datat 28-29-30 nëntor në orën 19:00Teatri i Metropolit në datat 28 dhe 29 nëntor do të shfaqë "Ata hynë pa trokitur" në orën 19:00.Edhe Muzeu Historik Kombëtar i bashkohet atmosferës festive për 70- vjetorin. Në datën 28 u hap ekspozita "Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore", e cila do të vazhdojë të qëndrojë e hapur edhe me datë 29 nëntor.Me rastin e festave të Nëntorit Teatri i Kukullave jep shfaqen për femijë '' Princesha Teuta'', ora 10:30 dhe orari i dyte 11:30. Ky orar do jete per tre dite me rradhe, të premte të shtunë e të diel.Me rastin e festive, por edhe sepse mbush plot 55 vite, C irku i Tiranës ka organizuar në datën 29 nëntor në orën 11:00 premierën më të rëndësishme të kalendarit të tij artistik për vitin 2014 e titulluar "Ritme Festive".