OKB "i tërheq veshin" SHBA-së për dhunën e policisë, kërkon hetime

Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturave i kërkoi Shteteve të Bashkuara për të hetuar deri në fund brutalitetin dhe vrasjen e minoriteteve nga ana e policisë, sidomos të rinjve me ngjyrë dhe gjithashtu që të detyronte përdorimin e armëve vrasëse vetëm në rastet kur oficerëve të policisë u kërcenohet jeta.Vendimi vjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në SHBA, kur juria në Ferguson të Misurit vendosi të mos ndiqte penalisht policin që vrau adoleshentin me ngjyrë, Majkëll Braun."Kemi raportime se policia amerikane përdor gjerësisht forcë të panevojshme në drejtim të disa grupimeve etnike, njerëzve me ngjyrë, të cilët kanë qenë veçanërisht në shënjestër. Komisioni mendon se duhet ndërmarrë një hetim për këtë", tha Jens Modvig, nje ekspert i pavarur i OKB.Komisioni gjithashtu shprehu shqetësim të madh edhe për profilizimin rracor dhe përforcimet me armatime ushtarake të policisë amerikane, ndërsa delegacioni amerikan për t'u mbrojtur, i tha panelit të përbërë nga dhjetë ekspertë të pavarur se që nga viti 2009 kishin nisur 20 hetim për abuzimet e policisë dhe ishin ndjekur penalisht mbi 330 agjentë policie.Por kjo nuk mjaftoi për të ndaluar komisionin t'i kërkonte autoriteteve amerikane që nuk kishin bërë aq sa duhej në këtë drejtim dhe kritikoi mungesën e hetimeve të duhura edhe në rastet e keqtrajtimeve apo torturave të të dyshuarve për terrorizëm.Në burgun famëkeq të Guantanamos mbahen të burgosur 148 persona, ndërsa nga viti 2006 nëntë vetë kanë humbur jetën aty, ku shtatë prej tyre janë vetvrarë.Komisioni i kërkoi autoriteteve amerikane që të deklasifikonte dosjet që përmbanin dëshmi për tortura dhe abuzime ndaj të burgosurve të kryera në administratën e Presidentit Bush dhe të ndiqte penalisht përgjegjësit.