Rishikimi i historisë, Nishani kërkon vlerësimin e Princ Vidit dhe Zogut

Pritja zyrtare e Kreut të Shtetit për 102 vjetorin e pavarësisë ka qenë e vetmja ceremoni ku e gjithë politika u bë bashkë, edhe pse jo në një tryezë.“Kjo ditë na bën një, pa ndoshta dhe sikur, pa dallime politike, krahinore e fetare”, u shpreh Nishani.Duke e shfrytëzuar praninë e dy aleatëve në qeverisje, Rama e Meta, në ceremonitë e të cilëve janë shfaqur fotografitë e Enver Hoxhës, Presidenti Nishani ka dërguar këtë mesazh të drejtpërdrejtë:“Do të ishte e pandershme, e pamoralshme po e po, një fyerje për gjakun e derdhur nëse nuk e shqiptojmë të vërtetën, sepse vetëm ajo na bën të lirë. Vetë faktin tragjik, atë që ëndrra dhe sakrifica e tyre u tradhtua, u manipulua dhe rezultati i saj u vodh prej klikës së prirë nga tirani Enver Hoxha,  portretet e të cilit po shfaqen në tubime përkujtimore, duke shkelur ligjet e Republikës sonë, duke fyer kujtesën tonë kombëtare dhe një popull të tërë, i cili nuk do të pranojë asnjë formë okulte apo të hapur rehabilitimi për këtë demon të së keqes”.Ndërsa debati për rishkrimin e historisë sa vjen e nxehet, Presidenti i Republikës bëri këtë propozim.“Për arsye ideologjike jashtë kësaj kujtese është lënë padrejtësisht  periudha e Princ Vidit, i cili mund të akuzohet siç thotë Noli, se nuk mundi të bënte mrekulli, si dhe periudha mbi një dekadë e gjysmë themeluese, e Mbretërisë dhe Mbreti  Zog, një burrë shteti, për të cilin shkenca e historisë duhet ta thotë fjalën e vet, pa propagandë, pa zjarrmi ideologjike, me argumente dhe dokumente historike, të cilat gati gjithmonë janë lexuar ose fshehur njëanshëm.”Më herët Presidenti Nishani dekoroi 14 personalitete të historisë dhe të tashmes, për kontributin e tyre për Shqipërinë e shqiptarët, ku ra në sy vlerësimi për ish-zyrtarin e DASH-it, aktualisht Ambasador i OSBE-së në Bosnje, Jonathan Moore.nishani more“Dëshiroj sot që përmes  këtij nderimi dhe vlerësimi që i bëjmë në emër të popullit shqiptar këtij diplomati të shquar amerikan, të çojmë të gjithë vlerësimet dhe mirënjohjen tonë për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët në drejtoritë përkatëse të Departamentit të Shtetit, por edhe për të gjithë diplomatët dhe bashkëpunëtorët e tij në ambasadën e SHBA-vë në Tiranë, tek i gjithë populli amerikan të cilët sot janë ndër më simpatizuesit e veçantë të shqiptarëve kudo ku shqiptarët endeshin, punojnë dhe jetojnë me ta”, u shpreh Nishani.Në ceremoni mungoi kyeministri Edi Rama, por nuk dihet nëse mosprania e tij lidhet me ndonjë prej emrave që u dekorua nga Kreu i Shtetit.Lista e personaliteteve qe dekorohen nga presidenti NishaniTitulli i “Flamurit Kombëtar”1. Isa BoletiniTitulli “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”2. Jonathan MooreTitulli “Nderi i Kombit”3. Matteo Mandala4. Mark Krasniqi5. Idriz Ajeti6. Ali Aliu7. Ymer Dishnica8. Hysni Lepenica9. Safet Butka10. Medar Shtylla11. Abaz Kupi12. Mustafa Gjinishi“Dekorata e Arte e Shqiponjës”13. Mujo Ulqinaku14. Qemal Stafa