Shkodra vë në “gjumë” shqiponjën, flamuri me kokë anash gjatë festimeve
Intensiteti i aktiviteteve të shumta festive për 102 vjetorin e pavarësisë duket se nuk u ka lënë shumë hapësirë vendorëve të Shkodrës për tu marrë me detaje “të vogla” të organizimit.[caption id="attachment_429506" align="aligncenter" width="655"]
Ne foto Flamuri Shqiptar i vendosur me kokën e shqiponjës dykrenare anash dhe jo me kokën lart .[/caption]Në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku ndodhet dhe busti i firmetarit të pavaresise, drejtuesit lokalë dhe jo vetëm vendosën kurora me lule dhe zhvilluan homazhe gjatë ditës nën një flamur kombëtar të vendosur gabim.Flamuri i Shqipërisë i vendosur në të djathtë të bustit ishte vendosur me kokën e shqiponjës dykrenare anash dhe jo me kokën lart siç vendoset gjithmonë.Nëse kjo do të ndodhte diku në Beograd fare mirë do të ishtë një “Provokacia”, por në rastin konkret le të themi se ishte neglizhencë apo pakujdesi e organizatorëve.