Festat, bluza me “Shqipërinë e Madhe”e preferuara e qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 16:47
70-vjetori i çlirimit duket se këtë vit ka një simbol të veçantë: bluzën, e cila ka të dizenjuar flamurin që u ngrit në stadiumin e Beogradit ditën që Shqipëria luajti kundër Serbisë.Të pyetur për preferencat e tyre, qytetarët përgjigjen se bluza me këtë dizenjo dhe flamuri kombëtar mbeten të preferuarat e tyre.Ndërsa shitësit e dyqaneve pohojnë se në krahasim me vitet e kaluara shitjet janë rritur, por e veçanta e këtij viti është se janë rritur ndjenjat e patriotizmit tek fëmijët që janë shfaqur edhe si blerësit më potencialë.Në 70-vjetorin e çlirimit janë organizuar aktivitete të shumta të cilat kanë në thelb argëtimin e qytetarëve.