Filarmonia e Tiranës koncert festiv me rastin e festave të nëntorit
Bashkia e Tiranës ka përmbyllur me kulturë aktivitetet në kuadër të festimeve për 102 vjetorin e pavarësisë dhe 70-vjetorin të çlirimit.Nën kujdesin e kryebashkiakut, Lulzim Basha, është organizuar koncerti "Liria është frymëzimi ynë".Filarmonia e Tiranës nën dirigjimin e Petrika Afezollit interpretoi vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë si Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Avni Mula, etj.
Solistët shqiptarë, por edhe të ardhur nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia performuan para publikut, i cili mikpriti artistët e njohur si Rame Lahaj, Eva Golemi, etj.Ndërsa Teatri i Metropolit ka hapur dyert për artëdashesit e kryeqytetit me shfaqjen "Ata hynë pa trokitur", histori e një çifti intelektualësh shqiptar në kohën e komunizmit.Por shqiptarët e ardhur nga Kosova apo emigraconi enkas për festat shprehen se atmosfera nuk ishte ajo qe pritej. Megjithatë gjallëria në rrugët e Tiranës nuk mungoi.