Serbët provokojnë, hakerat mesazh fyes për shqiptarët: Parazitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 19:47
Një grup hakerash serbë kanë sulmuar faqen zyrtare të Prefekturës së Tiranës në të cilën kanë vendosur flamurin serb, në 102 vjetorin e pavarësisë.Provokimi bëhet edhe më i fortë nga mesazhi në serbisht i lënë në faqen e Prefekturës, i cili në fokus ka Kosovën. Nën flamurin serb shkruhet se “Kosovën e kanë marrë parazitët shqiptarët dhe amaneti i Shën Savës është që ta mbrojmë atë”.Sulme të tilla të ngjashme janë shënuar edhe më parë nga hakerat serbë në faqet e institucioneve shqiptare, ku sërish në qendër të mesazheve ka qenë Kosova.