Trafiku i klandestinëve, kapen 50 sirianë në Gjirokastër, mes tyre gra dhe fëmijë

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 50 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil i shtetit grek.Ndalimi i tyre është bërë rrreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm nga specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.Grupi i klandestivëve po udhëtonin nëpërmjet shtratit të Lumit Drino në afërsi të Urës së Lumit të qytetit Gjirokastër, ndërsa mes tyre ishin 6 gra dhe 2 fëmijë të moshës 9 e 10 vjeç, të cilët në orët e para të mëngjesit janë shoqëruar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore.Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes me destinacion Malin e Zi.Nga ana e policive të dy vendeve vijon puna për rikthimin e tyre në shtetin grek, pasi klandestinet dispononin leje qëndrimi të shtetit grek.