Fluturojnë vezët, çmimi me pakicë thyen rekorde dhe arrin në 20 lek
Tiranë- Vezët në Shqipëri këtë nëntor kanë filluar të fluturojnë ende pa u bërë zogj. Fjala në fakt është për çmimin e tyre që nga 12 lekë në pak ditë ka kapërcyer në 18-20 lekë.Qytetarët shqiptarë që prej disa ditëve janë të detyruar që të blejnë vezët me çmim më të shtrenjtë.Tregtarët shprehen se po falimentojnë si pasojë e kësaj situate.Ndërkohë që zgjidhja e vetme sipas tyre do të ishte të ulen tarifat e importit të vezëve nga rajoni, pasi janë me çmime shumë të ulëta.Ndërkohë në lidhje me këtë situatë Ministria e Bujqësisë sqaron se gjithçka ka ardhur si pasojë e mbylljes së një prej pularive më të mëdha, e cila nuk përballonte dot konkurencën dhe çmimet e ulëta.Ndërkohë që edhe një shkak është edhe skartimi Iipulave për prodhim vezësh në të njëjtën kohë nga tre pulari.Situata pritet që të stabilizohet në fillim të janarit, pasi pritet të hyjnë në prodhim 260 mijë pula të reja.