Provokimi i Sheshel, Kryeministri i Kroacisë bojkoton Samitin në Serbi

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç, e ka anuluar udhëtimin për në Serbinë fqinje, pas lirimit të nacionalistit radikal serb, Vojislav Sheshel nga Gjykata e Hagës, ku po gjykohej për krime lufte.Anulimi i vizitës së Kryeministrit kroat tregon edhe një herë marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve që prej ndarjes së Kroacisë nga Jugosllavia pas një lufte të përgjakshme.Milanoviç duhet të udhëtonte për në Beograd më 16 dhjetor, për të marrë pjesë në një konferencë të liderëve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, një konferencë ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, por një zëdhënës i qeverisë ka raportuar për mediat se ai e ka anuluar vizitën dhe kjo për shkak të kthimit të Sheshlit në Serbi.Këtë javë, Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiç, tha se "shfrenimet" e Sheshelit janë pengesë për marrëdhëniet e vendeve në rajon.