70-vjetori i çlirimit, Muzeu Historik ekspozon objekte të luftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 18:25
Muzeu Historik Kombëtar i është bashkuar atmosferës festive, duke hapur një ekspozitë për 70-vjetorin e çlirimit.Që në momentet e para vizitorët ishin të shumtë dhe të grupmoshave të ndryshme dhe interesi i tyre për historinë e objekteve ishtë i lartë.Ekspozita përmban objekte shumë prej të cilave ekspozohen për herë të parë në këtë 70 vjetor.Dyert e Muzeut Hisorik Kombëtar do të qëndrojnë të hapura për të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar të vizitojnë objektet të cilat përfaqësojnë një periudhë të caktuar të luftës heroike të kombit shqiptar.