Fier, apeli i prindërve me dy fëmijë invalidë
Fier- Familja e Fatos Zaimit, një mësues në pension, detyrohet të përballojë shpenzimet e sëmundjeve të dy fëmijëve invalidë, nga pensioni i tij dhe bashkëshortes, si edhe të ardhurat nga kempi i vajzës 35 vjecare.Djali 40 vjeç, prej tre vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë e ezofagut që e ka bërë të papaftë të punojë, megjithatë vazhdohet ti mohohet e drejta e KEMP-it me arsyetimin se është i aftë për punë të lehta.Jo vetëm kaq familja Zaimi u përball dhe me heqjen e pagesës së kujdestarisë së kryefamiljares për vajzën invalide prej moshës 11 vjecare.Ata kërkojnë ndihmë që t’i mundësohet një protezë.Sot 35 vjec, vajza me këmbë të amputuar kërkon të drejtën të mund të lëvizë jashtë banesës, por proteza kushton më pak se 200 mijë lekë të reja.