Fëmijët kinezë urojnë 28 nëntorin, bëjnë shqiponjën me duar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 14:42
Fëmijët kinezë kanë ururar shqiptarët për festën e Flamurit, falë mësueses së tyre shqiptare, Eda Peshku, që është mësuese e gjuhës angleze në Kinë.Peshku është nga Shqipëria, por jeton dhe punon në Kinë. Nxënësit e klasës ku jep mësim Peshku janë veshur kuq e zi.Në komentet në rrjetin social facebook, Peshku shkruan se u ka shpjeguar nxënësve të saj për festën e Flamurit dhe Ismail Qemalin. Ndërkohë që miqtë e saj në Facebook e përgëzojnë mësuesen shqiptare për realizimin e kësaj fotoje. ata/oranews.tv