Sot vizita historike e Papa Franceskut në Turqi
Tirane- Papa Francesku nis sot vizitën tre ditore në Turqi, dhe kjo do të jetë vizita e tij e gjashtë zyrtare jashtë vendit që kur është zgjedhur në krye të Vatikanit.Vizita bëhet me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe Patriarkut Ekumenik Bartolomeu.Para këtij udhëtimi Ati i Shenjtë u ka kërkuar të gjithë besimtarëve të luten që kjo vizitë të sjellë "frytet e paqes, dialogun e sinqertë mes feve dhe harmoninë në Turqi"Ankaraja është ndalesa e parë e planifikuar në turneun treditor të kreut të Vatikanit.Në kryeqytetin turk, pritet të pozicionohen me mijëra policë përgjatë rrugëve ku Papa Francesku pritet të kalojë.Fillimsiht Papa do të vizitojë Anitkabir, mauzoleun e themeluesit të Turqisë Kemal Ataturk. Pastaj është planifikuar pritje solemne nga ana e presidentit Erdogan.Papa po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin Davutoglu dhe presidentin e sektorit për çështje fetare në Turqi, Mehmet Gormez.Të shtunën Ati i Shenjtë do të shkojë në Stamboll, ku do të vizitojë Muzeun e Shën Sofisë, më pas Xhaminë Blu të Sulltanit Ahmet dhe më më pas do të mbajë meshën në katedralen katolike të Shpirtit të Shenjë.Gjatë pasdites, ai do të vizitojë edhe kishën e Shën George dhe të takohet me Patriarkun ekumenik ortodoks Bartolemeu. Papa Françesku do të bëhet Papa i katërt që e ka vizituar Turqinë.