Arrestohet ish drejtori i OSHEE-së në Lushnje Dine Aliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 15:03
Pak ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike i janë vënë prangat Ish drejtorit të OSHEE-së në Lushnje Dine Aliaj.Aliaj u arrestua sot më 28 nentor, pasi rezulton debitor ndaj OSHEE me vlerën e 1.8 milionë lekëve të reja si dhe iu gjet një lidhje e paligjshme në biznesin e tij në Divjakë.Më 25 nëntor Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, denoncoi Aliajn se nuk paguante energjinë që shpenzon me biznesin e tij, ndërkohë që sipas tij ai duhet të ishte në burg, vijon i qetë të ushtrojë detyrën.Por kjo deklaratë u hodh poshtë nga OSHEE e cila deklaroi se Aliaj ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në 21 nëntor të vitit 2014.