Vjenë, 13 të arrestuar, rekrutonin xhihadistë
Policia austriake ka arrestuar 13 persona, të dyshuar për rekrutimin të personave të cilët luftojnë si xhihadistë në konfliktet në Siri dhe Irak.Sipas policisë austriake, në operacionin e policisë janë përfshirë 500 oficerë, të cilët kanë hetuar dhe kontrolluar xhami, banesa dhe vende lutjesh në Vjenë, Linzit, Graz dhe qytete të tjera.Sipas prokurorëve policia ka konfiskuar edhe prova materiale, që tregojnë implikimin e të arrestuarve në vepra terroriste.Së bashku me "materiale propagandistike", oficerët konfiskuan edhe materiale elektronike për të verifikuar shtrijen e veprimatarisë së tyre kriminale.Të 13 të dyshuarit janë arrestuar me dyshimin për anëtarësim në një organizatë terroriste.Media vendase thotë se është arrestuar një predikues nga Bosnja, i cili është edhe i dyshuari kryesor në ngjarje.Kjo është goditja e radhës ndaj grupeve ektremiste pas një sërë operacionesh të ngjashme në kryera në shumë vende europiane.Qindra myslimanë evropianë kanë udhëtuar në Siri për t'u bashkuar me grupet xhihadiste të shtetit islamik.Bashkimi Europian po përpiqet të ndalojë fenomenin, duke marrë masa të ashpra në rritjen e sigurisë së kufijve dhe kontrollin e atyre që kthehen nga konfliketet e armatosura në lindjen e mesme.