Ebola, Presidenti francez viziton Guinenë

Pesidenti francez Francois Hollande viziton Guinean, duke u bërë udhëheqësi i parë perëndimor që shkel në një vend të prekur rëndë nga virusi vdekjeprurës Ebola.Holonde pritet të japë një mesazh solidariteti në vendin ku më shumë se 1200 persona humbën jetën si pasojë e sëmundjes më të rendë të kohëve të fundit.Gjatë vizitës së tij një-ditore, ai do të vizitojë qendrat e kujdesit shëndetësor dhe do të marrë pjesë në tryeza të rrumbullakëta ku diskutohet Ebola.Franca ka premtuar 100 milion euro për të ndihmuar në trajtimin e të prekurve dhe hapjen e qendrave shëndetësore përkatëse për të trajtuar sëmundjen që ka goditur rëndë Guinean.Pas Guinesë, presidenti Hollande do të fluturojë për në Senegal për të marrë pjesë në një samit të liderëve te vendeve frëngjisht-folëse.Sipas organziatës botërore të shëndetësisë, kriza në vendet e Afrikës Perëndimore aktualisht është zbutur, ku në disa zona gjendja është përmirësuar.Më shumë se 5400 persona kanë humbur jetën si pasojë e Ebolas në Gueine, Sierra Leone dhe Liberi.Pas tetë muajsh që kur u shfaq për herë të parë sëmundja, shumë njerëz ende nuk besojnë në rrezikun e lartë të saj.Përveç trajtimeve të pacientevë, një ndër fushatat e nevojshme është edhe sensibilizimi i popullsisë, për ta trajtuar me seriozitet virusin që deri tani ka marrë qindra jetë njerëzish._79199029_3b65ed65-424e-4ca8-90b2-01639618e5cc Ebola, hollande