SHBA 7 protestues arrestohen në paradën e Falenderimit
Të paktën shtatë persona u arrestuan gjatë Ditës së Falenderimeve në paradën tradicionale Macy, pasi tentuan të ndërpresin aktivitetin duke protestuar kundër vendimit të jurisë për të mos ngritur padi ndaj oficerit të policisë që vrau në gusht të këtij viti adoleshentin me ngjyrë Majkëll Braun.Protestuesit kishin njoftuar në rrjete sociale se do të protestonin gjatë Ditës së Falenderimeve, madje duke u zotuar se do të prishin paradën.Gjashtë burra dhe një grua u arrestuan para fillimit të paradës, por policia e New Jorkut nuk i ka bërë ende të ditura akuzat që rëndojnë ndaj tyre.Në St Louis, në periferi të qytetit Ferguson, tensionet duket se janë zbutur pas dy ditë protestash të ashpra dhe dhunë vandaliste.Ka ndikuar gjithashtu edhe mot i keq në zbutjen e protestave, pasi dëbora e madhe dhe temperaturat tepër të ulëta kanë bërë që njerëzit të mbyllen në shtëpitë e tyre.Gjithsesi, parada e njohur tradicionale e Ditës së Falenderimeve, e 88-ta, u zhvillua normalisht, ku qindra njerëz mbushën rrugët e nju jorkut për të përshëndetur qenin gjgand Snupi , Spiderman dhe personazhe të tjerë shumë të dashur për fëmijët por edhe për të rriturit që fluturonin mbi kokat e tyre.Turma brohoriste kur në paradën e personazheve të animuar nga Dream Works Animation u shfaq Hello Kiti apo edhe personazhe të muzikë si Sting dhe Nik i grupit Jonas Brothers.Parada çdo vit tërheq më shumë se 3.5 milionë spektatorë dhe më shumë se 50 milionë teleshikues që ndjekin aktivitetin me kërcime të ndyshme të grupeve Cheerleaders apo edhe mbylljen e paradës me babagjyshin e Krishtlindjeve.
