Fier, 2 barinj në pranga për grabitjen dhe përdhunimin e çiftit në Seman

Dy barinj delesh, një 20 vjeç dhe një 18 vjeç akuzohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një muaj më parë në zonën e Semanit, ku u raportua se një çift të rinjsh ra pre e  përdhunimit dhe më pas grabitjes.Fier- Kanë rënë në prangat e policisë dy të rinjtë që akuzohen për përdhunimin e ciftit të fejuar në Seman të Fierit.Autorët janë 20 vjecari Endri Goga, autor i përdhunimit dhe 18 vjecari Shaban Skeja i cili ishtë bashkëpunëtor i Gogës.Policia e Fierit ka sekuestruar një armë tip pushke me tyt te prere dhe dy maska të fshehura në një gropë afër banesës që janë përdorur per grabitjen dhe përdhunimin e të rinjve, dorashka, fisheke, nje kompjuter, karta telefoni dhe celular, mes të cilëve edhe celularët e viktimave.Gjithashtu autorëve u është sekuestruar edhe një makinë pa targa, ndërkohë që dhunuesit po përgatiteshin për të kryer një tjetër grabitje.Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor të këtij viti gjatë së cilës cifti i të fejuarëve pas drekës në një restorant kanë shëtitur përgjatë pyllit të Semanit ku kanë rënë pre e grabitjes dhe përdhunimit nga Goga e Skeja, të arrestuar paraditen e së premtes, të cilët ishin barinj bagëtish dhe është dashur një muaj hetim nga Policia e Fierit për zbardhjen e ngjarjes.Gjithashtu autorëve u është sekuestruar edhe një makinë pa targa, ndërkohë që dhunuesit po përgatiteshin për të kryer një tjetër grabitje.Autorët janë kapur pas finalizimit të operacionit një mujor, të koduar "Pylli".[caption id="attachment_429340" align="alignright" width="640"]grabitesi i ciftit Në foto: Një prej grabitësve duke u shoqëruar për në komisariat[/caption]Ngjarja e raportuar më 29 tetorNjoftimi i policiseNga Strukturat e Komisariatit te Policise Fier , finalizohet operacioni i koduar ‘PYLLI”. Fale nje pune intensive nga Seksioni i Hetimit Krimeve Nr 2 perreth 1 muaj e gjysem ,duke perdorur metodat speciale te hetimit eshte bere e mundur zbardhja e plote e ngjarjes se ndodhur me date 20 Tetor 2014.Si rezultat , sot me date 28 .11. 2014 eshte bere arrestimi i shtetasve :• Endri GOGA , vjec 20, banues në fshatin Seman Fier.• Shaban SKEJA ,vjec 28,banues ne Seman Fier .Arrestimi i dy shtetasve, eshte bere pasi jane autor te dyshuar te ngjarjes ndodhur me date 20 tetor 2014 . Ne pyllin e Semanit dyshohet se ne bashkepunim me njeri tjetrin ,te dy keta shtetas te maskuar dhe te armatosur kane vjedhur me dhune shtetasin V.M vjec 28. Nga hetimet e mepasshme ka rezultuar se ky i demtuar ka qene i shoqeruar me nje shtetase E.A e cila ka rene pre ,duke abuzuar me te seksualisht nen kercenimin e armes. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar ,nje automjet tip Mercedes benx patarga ,tre maska , nje arme gjahu tip cifte super post,kapsolla detonatore fisheke ,telefona te demtuarve dhe telefona e autoreve te dyshuar . “Vjedhje me dhune , dhe “Mardhenie seksuale e kryer ne bashkepunim “