Greqi, kapet banda e Arber Bakos, njëri shqiptar, vrasës me pagesë
Mediat greke shkruajnë se është zbuluar grupi i Arber Bakos, shqiptari i cili akuzohet për disa sulme me armë, mes tyre dhe plagosjen e 15 personave në një lokal nate.Sipas mediave greke mes tyre është dhe një vrasës me pagesë i quajtur Klodian.L me pseudonimin”Meci” mësohet se ai u arrestua në Sepolia ditën e djeshme.Klodia L akuzohet se kryente vrasje nën urdhrat e të burgosurve shqiptarë.Ndërkohë në kërkim janë një shqiptar me emrin Olti, një polak dhe një shofer taksie me shtetësi greke.Mediat greke shkruan se emrat e tyre janë mësuar pas dëshmisë që ka dhënë Arbër Bako, i cili ka pranuar përfshirjen në 5 përplasje me armë në Greqi.Klodian L. akuzohet për tentativën e vrasjes së një oficeri të larte te policise greke kundrejt 200.000 euro të paguara nga burgu. Ai është i dyshuar dhe për përfshirje në vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Arte.Në pranga ka rënë dhe një femër e cila së bashku me personat e tjerë akuzohen për përkrahje dhe fshehje të autorit të krimit.