Facebook vishet kuq e zi, "Autochthonous" trendi i festës
Tirane- 102 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ka rikthyer ngjyrat kuq e zi, në rrjetin social "Facebook". Mijëra shqiptarë, kanë ndërruar profilin e faqes së tyre me flamujt kombëtarë, si shenjë solidarizimi kombëtar dhe feste.Ajo që bie në sy ndryshe nga vitet e tjera, është flamuri i valevitur në Beograd, gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi në Stadiumin e Partizanit, ku fjala ""Autochthonous" është kthyer në lajmotivin e kësaj feste.Lorik Cana, Blendi Salaj Granit Xhaka zgjedhin të përcjellin përmes flamurit kombëtar, shqiponjës dy krenare urimin e 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Etrit Berisha portieri i Kombëtares uron 28 nëntorin përmes një fotoje veshur me fanellën kuq e zi.Ndërsa Festat e nëntorit kanë bashkuar në një ngjyrë shqiptarët, mesazhi I saj ka gjetur sërish të ndarë politikanët.Kështu, Kryeministri Edi Rama zgjedh të promovojë si ditën e Çlirimit datën 29 nëntor, duke publikuar një pjesëz të axhendës së nesërme.Lulzim Basha, kreu i opozitës, uron përmes Muzeut Virtual të Krimeve të Diktaturës Komuniste, duke përkujtuar gjithë ata që u vranë e persekutuan.Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha uron shqiptarët për 28 Nëntorin, përmes një flamuri kombëtar, ngjitur me atë të NATO-s.sg/oranews.tv/