Kërcënon Cameron: Ja kufizimet për emigrantët, kusht për qëndrimin në BE
Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron do të publikojë planin e tij për të frenuar emigratët.Në një fjalim që pritet ta mbajë së shpejti, Cameron pritet të bëjë të ditur rregullin e ri që emigrantët nga Bashkimi Europian duhet të presin të paktën katër vjet para se të marrin përfitime si kredi apo shtëpi komunale.Cameron pritet të insitojë për këto ndyshime, për të cilat do të kërkojë miratim nëse zgjidhet sërish në maj.Por këto ndyshime janë gjithashtu një kusht absolut në bisedimet e ardhshme mbi cështjen e debatueshme nëse Britania do të qëndrojë apo jo në Bllokun Europian.Teska shqetësimi për rritje të emigracionit në Britani është i madh, Cameron ka planifikuar një referendum në 2017 për të pyetur britanikët nëse duan të qëndrojnë në Europë apo jo.Por Cameron ka paralajmëruar se nësë kërkesat e tij bien në vesh të shurdhër, Britania do të largohet nga Bashkimi Europian .Kushtet e vendosura nga Cameron ndaj Bashkimit Europian janë:Emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian duhet të presin të paktën katër vjet përpara se të pëfitojnë të drejtën për kredi apo strehim social.Ndalimi i emigrantëve që pretendojnë ndihmë sociale për fëmijët, por edhe përfitime për fëmijët që jetojnë jashtë Britanisë.Largimi i të gjithë emigrantëve nësë nuk kanë gjetur një punë brenda gjashtë muajve.Kufizimi i të drejtës së emigrantëve për të bërë bashkim familjarPërshpejtimi i procedurave për deportimin e kriminelëve të dënuarZgjatjen e dënimit të ekspulsit për të gjithë lypësit dhe endacakët e larguar nga Britania e Madhe dhe ndalimi i të gjithë emigrantëve nga vendet e reja të Bashkimit Europian deri sa ekonomitë e tyre të kënë hyrë bindshëm në tregun europian .