28- 29 Nentori , sjellin shqiptarët e Kosovës në Tiranë e Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2014, 12:35
Tirane- Festimet për 102 vjetorin e Pavarësisë në Vlorë e Tiranë, kanë sjellë dyndje të shtetasve kosovarë në pikën kufitare të Morinit.Mbi 10 autobusë dhe qindra automjete të vogla kanë kaluar në kufi mëngjesit e 28 nëntorit.Pika Kufitare e Morinit në Kukës është përballur me një fluks të lartë kalimesh, të shtetasve kosovar që kanë destinacion Vlorën dhe Tiranën për të marrë pjesë në festimet për 102 vjetorin e pavarësisë. vetëm gjatë mëngjesit kanë kaluar më shumë se 10 autobusë dhe qindra automjete të vogla.Në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në Kukës, Has e Tropojë fluksi i hyrjes së shtetasve rritet në çdo prag feste, më së shumti në festat kombëtare si në rastin konkret, Pavarësia.