E premtja e zezë, kaos në supermarketet e Londrës/ FOTO

Ashtu siç pritej në një farë mënyre, kaosi përfshiu Londrën dhe qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar në pazarin e famshëm të se premtes së zezë.Mijera persona u mblodhën në qendra tregtare dhe supermarkete pasi tracionalisht në këtë ditë çmimet ulen në mënyrë drastike, por situata u rëndua duke bërë që policia të reagojë në shumë dyqane për të stabilizuar situatën.Festa amerikane, e cila është një nga ditët më të mëdha tregtare në Shtetet e Bashkuara, është bërë shumë popullore edhe në Britaninë e Madhe kohët e fundit.Shitësit dhe pronarët e dyqaneve në të paktën katër qendra tregtare thirrën policinë për shkak të mbipopullimit nga klientë që nxitonin të hynin dhe të blinin në dyqane.Sipas përfaqësuseve të dyqaneve në Wembley, këtë vit festa do të jetë tre herë më e madhe se vitin e kaluar, ku 441 dyqane marrin pjesë në uljen e cmimeve më shumë se 50 për qind.Disa prej dyqaneve kanë njoftuar ulje më shumë se 70 për qind, duke bërë që shoping të bëhet aktiviteti kryesor i britanikëve këto ditë./Oranews.tv/