Elbasan, arrestohet autori i vrasjes së 24 vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes së Fatjon Ockës, i njohur dhe me emrin Xhuliano."Në bazë të informacioneve të marra ndërtoi punën dhe bëri te mundur kapjen e autorit te dyshuar Spartak Shabani 26 vjeç" informoi sot policia e Elbasanit.Vrasja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 22 nëntor, pranë një gomisterie në lagjen ‘Beqir Dardha’ të qytetit.

Fillimisht 24-vjeçari u dërgua i plagosur në spitalin rajonal të Elbasanit, por pas disa minutash ndërroi jetë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i vrasjes ka qenë një femër.

Mendohet se mes autorit dhe viktimës fillimisht ka pasur një konflikt verbal i cili më pas ka vijuar me përdorimin e armës.

[caption id="attachment_429294" align="alignright" width="640"]elbasan i arrestuari Ne foto: Autori i dyshuar Spartak Shabani dhe vendi ku ndodhi vrasja[/caption]