FOTOLAJM/ Shkodra mes festës e protestave kundër aksionit të INUK

Shkoder- Festë dhe protestë. Ka patur këtë atmosferë 28 Nëntori në Shkoder.Ndërsa drejtuesit e lartë vendorë dhe deputetë të parlamentit shqiptar përkujtonin 102 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në sheshin para bashkisë më të madhe në veri të vendit, banorët e shtëpive përreth stadiumit “Loro Boriçi” kishin dalë në protestë paraditen e sotme.Me pankarta në duar ata kundërshtonin ardhjen e papritur të INUK në banesat e tyre, e në të njëjtën kohë çmimin e përcaktuar për kompensimin e truallit.Sipas tyre, prishja e ndërtimeve përreth stadiumit i penalizon ata, pasi janë 30 familje që preken nga ky aksion.Banorët thonë se banesat e tyre po prishen për t’u kthyer në ambjente parkimi në funksion të stadiumit.Duke kundërshtuar këtë aksion për prishjen e ndërtimeve të tyre, banorët thotë se do të vijojnë protestat në Shkodër, por edhe në Tiranë.Ndërsa kërkuan shpjegime nga kryetari i bashkisë Lorenc Luka, ky i fundit sqaroi për mediat se vetë bashkia nuk ka asnjë projekt nga qeveria apo FSHF rreth stadiumit “Loro Boriçi”.Luka kërkoi që kompensimi të bëhet sipas vlerës së tregut dhe të preken sa më pak ndërtime nga ky projekt.Një ditë më parë “Ora news” pasqyroi lajmin ku inspektorët e INUK zbarkuan në terren për verifikimin e dokumentacionit të banesave përreth këtij impjanti sportiv.