Misuri në flakë digjen ndërtesa e makina, 14 të arrestuar
Vijojnë trazirat në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të jurisë për të mos ngritur padi ndaj policit të bardhë Darren Willson që vrau adoleshentin me ngjyrë në gusht të këtij viti Majkëll Braun.Miliona persona kanë protestuar në të gjithë Shtetet e Bashkura, ku në Nju Jork dhe Seattle demonstratat ishin kryesisht paqësore, por dhuna dhe trazirat shpërthyen në Oakland dhe Kaliforni në orët e mbrëmjes së djeshme.Qyteti i Ferguson ishte blinduar nga Garda Kombëtare amerikane, ku 2200 forca sigurie u vendosën në të gjithë qytetin për të parandaluar dhunën.Megjithatë, as kjo masë nuk mjaftoi, pasi protestuesit u përleshën me forcat policore. Një makinë policie u dogj në afërsi të bashkisë së Fergusonit, kurse policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba tymuese për të shpërndarë turmat e mëdha.Protestuesit thërrisnin të zemëruar nuk ka drejtësi , nuk ka paqe jashtë komisariatit të policisë në Ferguson.Shumë biznese dhe dyqane u dëmtuan, pasi turmat thyen xhamat dhe sulmuan ndërtesa të ndryshme.Dhjetëra persona u arrestuan, në një tentativë të policisë për të vendosur rend dhe qetësi. Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në muajin gusht nga policia u pasua edhe një tjetër vrasje e ngjashme fundjavën e kaluar.Një 12 vjeçar humbi jetën pas të shtënave të policisë pasi në duar mbante një armë lodër.Ngjarjet kanë rritur urrejtjen racore në Shtetet e Bashkuara, pasi popullsia me ngjyrë thotë se diskriminohet nga policia e bardhë.Familja e Braun dënoi vendimin e jurisë, duke e quajtur të padrejtjë, kurse oficeri i policisë Derren Braun është shprehur se e ka ndërgjegjen e pastër sa i përket vrasjes së 18 vjeçarit, pasi ka bërë thjesht punën e tij.Për situatën reagoi edhe presidenti Barak Obama, duke u kërkuar edhe protestuesve edhe forcave policore të vetëpërmbahen./Oranews.tv/