Reforma territoriale, ekspertizë ndërkombëtare për zbatimin

KPMG, një nga kompanitë më të mëdha e cila ofron shërbime në fushën e financave dhe auditimit dhe ushtron veprimtarinë e saj në 155 vende të botës, është përzgjedhur nga qeveria shqiptare për të kaluar në sitë të ardhurat e njësive vendore.Kompania që do të asistojë Ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, do të realizojë proçesin e inventarizimit dhe konsolidimit financiar që përfshin raportimin financiar, auditimin dhe menaxhimin administrativ.“Ne sot formalizojmë fillimin e fazës së bashkimit të njësive ekzistuse të qeverisjes vendore në 61 bashkitë e reja të krijuara. Ky përbën një nga proceset më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në fushën e shkrirjes së organizatave publike.Prandaj besoj që, falë edhe ndihmës së pakursyer të donatorëve që mbështesin STAR, kemi zgjedhur një ndër kompanitë më të mira në botë për të na ndihmuar në këtë proces mjaft sfidues”, deklaroi Çuçi.Kjo kompani do të përpilojë një manual me proçedurat që do të ndiqen nga 59 Bashki për transferimine përgjegjësive në Bashkitë e reja.