Sulm vetëvrasës në Nigeri, dhjetë të vdekur nga dy kamikaze femra

Një sulm vetëvrasës nga dy femra ka shkaktuar të paktën dhjetë të vdekur të martën në një zonë të populluar të qytetit verilindor Nigerian, Maiduguri.Sipas dëshmitarëve sulmi është kryer nga dy adoleshente, që duket se bëjnë pjesë në një grupim ekstremist islamik.Njëra prej tyre ka hyrë në zonën e tregut të qytetit dhe aty ka hedhur veten në erë. Ndërsa tjetra priti sa të mblidheshin edhe më shumë njerëz për t'i ardhur në ndihmë të lënduarve për të shpërthyer bombën që kishte në trupin e saj.Të paktën 30 vetë mbetën të dëmtuar nga shpërthimet, ndërkohë që një tjetër dëshmitar pranoi se kishte dhjetë të vdekur.Autoritetet e policisë nuk dhanë komente të mëtejshme për ngjarjen, e cila nuk u pretendua nga asnjë grupim terrorist.Megjithatë ekziston mundësia që përgjegjës të jetë grupimi Boko Haram, i cili deri tani në përpjekjet për të vendosur një shtet islamik në Nigeri, ka marrë jetën e mijëra personave dhe njihet për përdorimin e femrave për të kryer sulme vetëvrasëse.Pas ngjarjes, Presidenti nigerian, Gudlak Xhonatan, po mendon t'i kërkojë Asamblesë Kombëtare që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në vend përtej kësaj jave, të paktën në zonat e verilindjes, ku edhe aktiviteti i Boko Haram është më i lartë.