“Luftë” me levë e motorrsharrë për pronën, dy të plagosur në Mirditë
Grindja midis dy përsonave për një konflikt pronësie në Mirditë ka përfënduar me dy të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 minuta në fshatin Domgjon të Komunës së Fanit, ndërsa të plagosur kanë mbetur Pashk Bajraktari dhe Pashk Përndoca.Ka qenë ky i fundit i sëbashku me djalin e tij Ndue Përndoca që janë konfliktuar ashpër me Pashk Bajraktarin për një sipërfaqe toke, në afërsi të banesave së tyre.Debati nuk ka mjaftuar me kaq, pasi 40-vjeçari Përndoca ka marrë një levë duke goditur në kokë shtetasin Pashk Bajraktari, e për pasojë duke i shkaktuar fraktura.Ndonëse i plagosur ai është hakmarrë, teksa ka marrë motorsharren me të cilën po priste ca dru duke tentuar për ta prerë në qafë fqinjin e tij Pashk Përndoca.Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë. Fillimisht është dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq personi tjetër i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Distanca e largët e fshatit ku ka ndodhur ngjarja me qytetin e Rrëshenit ka bërë që Përndoca të humbë shumë gjak për shkak të plagës së marrë në qafë.Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë për ngjarjen, por largësia e fshatit me qytetin e Rrëshenit ka bërë që uniformat blu të mbërrijnë 1 orë me vonesë.Grupi hetimor, i cili është ngritur për ngjarjen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici Ndue Përndocen, i cili u përshi në konflikt bashkë me të atin e tij dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes.Policia tha se nga përsonat që u përshinë në konflikt nuk ka pasur ndonjë denoncim në organet e rendit për ndonje konfikit midis tyre.Nga ana tjetër pritet marrja në pyetje e familjarëve të dy familjeve për të mësuar më tepër rreth ngjarjes ku mbetën të plagosur dy personat.Ata ishin fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa banorë të zonës kanë bërë të ditur se edhe më parë dy familjet kishin patur konflikte.