Merkel: Sanksionet ndaj Rusisë janë ende të nevojshme
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, konfirmoi të martën nga Berlini se sanksionet ndaj Rusisë janë të pashmangshme, përderi sa Moska do të vazhdojë të dhunojë integritetin territorial të Ukrainës.Gjatë një aktiviteti me përfaqësues të bizneseve familjare europiane, Merkel e bëri të qartë se për sa kohë Rusia nuk do të bëjë asnjë hap përpara ndaj zgjidhjes së krizës, sanksionet do të jenë të nevojshme."Më lini ta theksoj sërish se po punojmë pa u lodhur për një zgjidhje diplomatike të krizës, e cila fatkeqësisht vazhdimisht dhunon integritetin territorial të Ukrainës.Përderi sa Rusia nuk kontribuon drejt zgjidhjes së krizës, na duhen sanskionet ekonomike. Janë të pashmangshme, edhe pse e di mjaft mirë që sanskionet dëmtojnë ekonominë gjermane dhe europiane".Komentet e Merkelit erdhën pas raportimeve se një zyrtar i lartë rus kishte thënë se planet e Kievit për të mbajtur një referendum për futjen e Ukrainës në NATO brenda disa vitesh, do të rrisnin tensionet në rajon.