Mblidhet të dielën Këshilli Kombëtar, Selami favorit për numrin dy të PD
Partia Demokratike ka bërë me dije sot se do të mbledhë për herë të parë që nga zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar forumin më të lartë të partisë.Në datën 30 Nëntor Këshilli i thirrur nga Kryetari i PD Basha do të votojë për sekretarët, drejtuesit e departamenteve, sekretarit të përgjithshëm dhe të nënkryetarëve të PD-së.Me këto zgjedhje do të përfundojë dhe përtëritja e partisë më të madhe në opozitë, e cila u përfshi në një proçes rigjenerimi pas humbjes fatale të 23 Qershorit 2013.Mbetet për tu parë se çfarë drejtimi do të marrë vota për të zgjedhurit e rinj, nëse do të shkëputen nga emrat e së kaluarës, të cilët u penalizuan me votë për mënyrën se si u sollën në pushtet dhe për me tepër pas 8 viteve me problematika serioze, që maxhoranca e sotme thotë se ka trashëguar.E rëndësishme është që PD të dëshmojë se me strukturat e reja do të jetë në gjendje tu tregojë shqiptarëve se pavarësisht ndonjë dehjeje nga pushteti, për të cilën Basha kërkoi falje gjate punimeve të Kuvendit Kombëtar, vizioni për një Shqipëri Europiane do të zërë vend përmes një proçesi të lirë dhe transparent.Sipas burimeve të besueshme pranë Partisë Demokratike, kandidat favorit për numrin dy të partisë është ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Eduard Selami.