Rama nuk amniston energjinë: Cigaren do e rrisim prapë po mundëm
Kritikat për paketën fiskale i mirëkupton, por deklaron se kjo qeveri nuk mund të bëjë më shumë se kaq, madje kaq është maksimumi i saj, sigurisht i kushtëzuar për shkak të detyrimeve të prapambetura.“Sa i përket paketës fiskale kam dëgjuar me vëmendje kritikat dhe sugjerimet dashamirëse dhe jo dashamirëse. Dashamirëse konsideroj ato që vijnë nga sipërmarrja. Ju siguroj që në këtë qeveri i kemi të gjitha kapacitetet të bëjmë maksimumin por nuk kemi mundësi të shkojmë përtej maksimumit. Për shkak të 20 viteve ecje qorrazi maksimumi është i përcaktuar. Përpjekja për të ikur përtej maksimumit për të bërë një superfuqi energjetike na solli aty ku e gjetëm vendin.Sipërmarrja nuk duhet ta harrojë që është e para qeveri që respekton detyrimet ndaj sipërmarrjes. 720 milionë dollarë që i gjetëm si plaçkë të lënë në derë nuk thamë çne këtu, jo nuk është e jona por e morëm dhe do ja paguajmë sipërmarrjes.Kemi disbursuar rreth 260 milionë dollarë. Ekipi vëzhgues i FMN ka dalë në konkluzionin që kjo është bërën ë mënyrë transparente jo klienteliste. Nuk jemi këtu për të bërë rrush e kumbulla të ardhmen".Në mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama vuri pikat mbi "i" për disa çështje, që ishin edhe kërkesa të qytetarëve që protestuan të shtunën para zyrave të Kryeministrisë.Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se aksioni kundër vjedhjes së energjisë nuk do të ndalet dhe se qeveria nuk do të falë askënd."Operacioni kundër hajdutërisë dhe hajdutëve të energjisë në Shqipëri synon të vendosë më ne fund vendosjen në binarët e shtetit modern të raportit me këtë pasuri kolosale të vendit tonë, që në vend që të ishte burim përfitimi dhe mirëqenie për shqiptarët është kthyer në një burim problemesh dhe stresesh të pafundme për Shqipërinë. Operacioni është ndërtuar për të kapur çdo hajdut.Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë tagër, asnjë mandat që të tolerojmë hajdutët. Mandati ynë i radhës do të vijë vetëm nëse ne do të respektojmë këtë mandat dhe nëse do t'i qëndrojmë detyrimeve që kemi në raport me popullin shqiptar për të bërë shtet. E di që ka plot nga ata që janë të rregullt me pagesën e energjinë por ndajeni mendjen, fjalë falje nuk ekziston si opsion".Duke u ndalur tek akuzat e opozitës, por edhe të sipërmarrjes shqiptare se paketa e re fiskale rrit taksat, Rama saktësoi se vetëm 3 prej tyre pësojnë rritje, mes të cilave akciza për duhanin, për të cilën Kryeministri tha se do ta rrisë sa herë të ketë mundësi."Çfarë taksash kemi rritur ne? Vetëm 3. Asnjë prej nuk prek në asnjë sens qasjen tonë dhe cfarë u kemi thënë njerzve. 1. Kemi rritur me 10 lek taksën e qarkullimit. Dhe prapë nafta sot është 60 lek më e ulët se një vit më parë. 2. Rritëm akcizën e duhanit dhe do ta rris sërish nëse do të kem mundësi sepse ne jemi kundër duhanit. 3. Depozitat, janë në nivel të paimagjinueshëm".Kryeministri dha një garanci edhe për biznesin, të cilit i premtoi rimbursim të TVSH-së siç këta të fundit, as në ëndërr nuk e kanë menduar."Rimbursimi i TVSH-së do të jetë i plotë, ka avancuar. Do të keni rimbursim të TVSH-së sic as në ëndërr se keni parë".