“Expo Milano 2015”, workshop me gatime shqiptare në Bunk’Art

Bunk’ Art është vendi i zgjedhur për panairin ndërkombëtar "Expo Milano 2015", i cili shpalos mesazhin e jetës përmes ushqimit dhe energjisë.Hapësira të veçanta në bunkerin, i cili ka pesë kate nën tokë i janë kushtuar një ekspozite për panairin "Expo Milano", të cilit vitin e ardhshëm për herë të parë do t'i bashkohet edhe Shqipëria me një pavion të veçantë për ushqimin.Panairi çelet në 1 Maj të vitit të ardhshëm dhe qëndron i hapur për plot 6 muaj.Workshopi me temë "Shqipëria drejt Expo Milano 2015", flet për ushqimin dhe energjinë dhe u mbajt në sallën e bunkerit të diktaturës ku ishin parashikuar të bëheshin mbledhjet e Kuvendit, nëse vendi do të kërcënohej nga ndonjë sulm bërthamor, sulm i cili nuk edhi kurrë.