E turpshme, sharje dhe gjeste fyese mes tifozave të Tiranës dhe futbollistit të Elbasanit (Video)

Një video e re po qarkullon nëpër rrjetet sociale lidhur me ngjarjet dhe dhunën që ndodhi para dy ditësh në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Elbasani – Tirana 2-3.Kur loja ishte duke u zhvilluar, një futbollist i Elbasanit i cili kishte dalë dhe po bënte nxemjen është konfrontuar me tifozat e Tiranës.Gjatë sharjeve në drejtim të tij, futbollisti i ka provokuar me gjeste tifozat “bardheblu” duke u treguar pjesët intime të trupit.Konfrontimi mes tyre ka zgjatur disa minuta dhe kjo shihet qartë edhe në pamjet.Video përmban një audio me fjalor banal ndaj këshillohet të dëgjohet nga të rritur.