Dy adoleshente hedhin veten në erë, vrasin 78 vetë në Nigeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2014, 09:20
Ka shkuar në 78 numri i viktimave nga dy sulme kamikaze në Nigeri.Kamikaze kanë qënë dy adoleshente që kanë hedhur veten në erë në dy zona të ndryshme me qëllimin për të shkaktuar sa më shumë viktima.Pasi njëra prej tyre kreu sulmin vetëvrasës njerëzit po tentonin t'i vinin në ndihmë personave të lënduar kur ndodhi sulmi vetëvrasës, sërish nga një femër.Asnjë grup deri tani nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, por policia dyshon se pas tyre fshihen militantët e Boko Haram.