Rusia: NATO të përjashtojë SHBA për të ruajtur stabilitetin në Europë

Kryetari i Dumës ruse, Sergej Narishkin, i sugjeroi vendeve të NATO-s që të përjashtojnë nga aleanca Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kjo do të rikthente sigurinë në Europë në nivele normale."Kam një propozim fantastik; do t'i sugjeroja partnerëve europianë që të nxirnin jashtë NATO-s SHBA-në", tha Narishkin të martën ndërsa po fliste në një konferencë kushtuar mënyrave alternative për të tejkaluar krizën në kintinent. "Jam i sigurt se pas këtij hapi, niveli i qendrueshmërisë dhe sigurisë në Europë do të rikthehej menjëherë në gjendjen e duhur", shtoi ai.Sipas kushteve të aleancës, çdo shtet mund të largohet pasi njofton një vit para, por deri më tani blloku vetëm është zgjeruar, duke përfshirë edhe Shqipërinë e vende të tjera të Europës lindore që dikur kanë qenë pjesë e Traktatit të Varshavës.Shtetet e Bashkuara sigurojnë rreth 72% të buxhetit të aleancës dhe mbi 1 milionë e 400 mijë ushtarë nga 3 milionë e 300 mijë që ka gjithsej NATO.Nuk është hera e parë që Narishkin kritikon haptazi Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të pengojnë dialogun mes Europës dhe Rusisë.