Parkimi në Tiranë, Enno Bozdo: Teknologjia e re lehtëson trafikun

Parkimi në Tiranë mbetet një problem shqetësues për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Në mungesë të hapësirave të reja të parkimit, Bashkia mbështetet për zgjidhje tek teknologjia.Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, tha se nëpërmjet një aplikacioni në celular, çdo qytetar mund të shikojë hapësirat e lira ku mund të parkohet.Edhe pse mund të jetë larg vendit që keni si destinacion të paktën nuk do të sorollateni rrugëve për të gjetur këtë mundësi, por do të konstatoni lehtësisht nëpërmjet celularit.“Çështja e parkimit në Tiranë është një plagë e vjetër e cila sa vjen dhe më shumë bëhet prezente.Praktikisht ne nuk kemi mundësinë të kontrollojmë më shumë se 20 parkime publike që janë në Tiranë me një numër shumë të lartë të numrit të makinave që parkojnë.Duke marrë shembull edhe nga zgjidhjet që qytetet e tjera kanë përdorur, të përdorimit të teknologjisë së informacionit, të teknologjive smart për të kontrolluar dhe ofruar një shërbim në kohë reale sa i përket parkimit publik në Tiranë.Koncepti ynë është që të kontrollohen në kohë reale dhe të jepet informacion nëpërmjet një aplikacioni të shkarkueshëm në telefoninë celulare se ku janë parkimet e lira në Tiranë, ku mund të gjenden vende dhe kjo është e gjitha e automatizuar dhe është e mundur nga ana tekonologjike”.Ndërkaq Bashkia e Tiranës vjen me një tjetër risi.Në kryeqytet do të vihet një sistem i ri ndriçimi i teknologjisë LED, e cila ul koston e çmimit të energjisë që i kushton 1 milion e gjysmë dollarë Bashkisë së Tiranës, si dhe përmirëson ndriçimin në masën 50 %.